“Putin nuk më foli për luftën”, rrëfimi i Lukashenko: Më kërkoi vetëm ta mbështesja
Presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko ka deklaruar se homologu rus Vladimir Putin nuk i kishte thënë kurrë se do të niste një luftë. Por ai i kishte kërkuar atij t’i mbulonte shpatullat nëse ndodhte ndonjë gjë përpara pushtimit të Ukrainës 24 shkurtin e 2022-shit.
“Ju betohem se nuk ka pasur kurrë fjalë se Rusia do të vepronte kundër Ukrainës. E vetmja gjë është se pak ditë ose një ditë më pas, ne u takuam me të në rezidencën e tij në Rusi dhe diskutuam për situatën që ishte krijuar.
Atëherë ai më tha këtë që unë po e them për herë të parë: Dëgjo, Aleksander, situata është e tillë që nëse ndodh diçka, mund të ndodhë gjithçka. Mund të më mbulosh, të lutem?”- tha Aleksandër Lukashenko, president i Bjellorusisë.
Territori bjellorus është përdorur nga ushtria ruse si një platformë strategjike ushtarake kundër Ukrainës. Gjatë intervistës, Lukashenko ka pranuar për herë të parë se njësitë ruse kishin hyrë në territorin ukrainas nga Bjellorusia, specifikisht në rajonin e Çernobillit, në shkurt të 2022-shit.
Lukashenko beson se Putin nuk mund të rrëzohet dhe parashikon se lideri rus do të jetë gati të kandidojë për t’u rizgjedhur në 2024-n.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa