Ndeshja e Play-Off në Conference League, stadiumi nuk plotëson kushtet
Ndeshja e parë e Play Off e skuadrës së Strugës do të luhet në Shqipëri, e konkretisht në stadiumin Elbasan Arena.
Shkak për këtë ndryshim është bërë mungesa e kushteve në stadiumin e skuadrës nga Maqedonia e Veriut, e si rrjedhojë dy federatat, por edhe UEFA janë dakordësuar që përballja të luhet në vendin tonë.
Jo vetëm në Strugë, por asnjë nga stadiumet që ndodhen në Maqedoninë e Veriut nuk plotësojnë kriteret për të pritur një ndeshje të këtij niveli, në këtë fazë të kompeticionit.
Për këtë arsye u ra dakord që skuadra ndeshjen pritëse ta zhvillojë në impiantin modern të Elbasan Arenës, aty ku Partizani zhvilloi ndeshjen e kthimit ndaj Valmierës.
Në një njoftim të bërë nga FSHF, bëhet me dije se organizimi dhe mbarëvajtja e ndeshjes është e gjitha përgjegjësi e tyre.
Kujtojmë se ndeshja e Play-Off e kampionëve të Maqedonisë së Veriut luhet në 24 gusht në orën 19, aty ku Struga do të përballet me Breidablik, ekipin nga Islanda. Në rast fitore në këtë përballje, të besuarit e Shpëtim Duros do të shkruanin historinë e do të avanconin për herë të parë në fazën e grupeve të Conference League.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve