Në kërkim pasi u kap me 30 kg kanabis, në pranga 29-vjeçari në Gjirokastër
Një 29-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër pasi është kapur me 27.6 kg kanabis.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë K. M. i cili ishte shpallur në kërkim pasi u kap me drogë në një lavazh në afërsi të urës së Dajlanit, Durrës.
“Gjykata e Gjirokastrës i ka caktuar 29-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Shtetasi K. M. akuzohet se ka bashkëpunuar me një shtetas tjetër, për të transportuar 27.6 kg lëndë narkotike cannabis sativa. Ky rast u konstatua dhe u godit nga Policia e Gjirokastrës, në vendin e quajtur “Kthesa e Sofratikës”, më datë 24.01.2022, në kuadër të operacionit policor të koduar “Transporter”.
Gjykata e Vlorës i ka caktuar shtetasit K. M., masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose e impulseve telefonike”. Në magazinën e marrë me qira nga shtetasi K. M., në fshatin Volloder, u gjetën të kultivuara me anë të llambave që furnizoheshin me energji elektrike të vjedhur, 100 bimë narkotike cannabis sativa. Gjithashtu në ambientet e kësaj magazine u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa. Ky rast u konstatua dhe u godit nga Policia e Vlorës, më datë 26.01.2022, në kuadër të operacionit policor të koduar “Volloder”.- njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë