15-vjeçari humb jetën duke punuar në lavazh, arrestohet pronari i biznesit

Emrat e kandidatëve të PS për qarkun Elbasan
18 Gusht 2023 | 15:12

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Dimal, në një lavazho që ndodhet në anë të aksit nacional Dimal-Lushnje,50 metra larg rreth-rrotullimit të Çiflikut. Një 15-vjeçar,i cili punonte në një lavazho,  ka humbur jetën gjatë punës.

Ai ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe ka gjetur vdekjen vetëm pak minuta më vonë,pa pasur mundësinë të asistohet nga mjekët.

Mësohet se 15-vjeçari,i cili punonte si ndihmës në këtë lavazho, ka prekur një tel të zhveshur të zorrës me presion që përdorej për larjen e makinave.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, që pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, kanë bërë mbylljen e lavazhos dhe kanë arrestuar pronarin e saj, 37-vjeçarin me inicialet A.H.

Ai akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Materialet në lidhje me këtë ngjarje janë referuar në Prokurorinë e Rrethit të Beratit,ku do të vijojnë hetimet për të dokumentuar të plotë ngjarjen dhe përgjegjësinë të shtetasit A. H.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026