Xhavit Shala: Gjatë komunizmit, shteti shqiptar bashkëpunonte me mafien
Një ditë më parë nisi në Itali, mega-procesi ndaj 355 anëtarë të dyshuar të organizatës mafioze “Ndrangheta”, ku përfshihen politikanë, avokatë, biznesmenë dhe policë të lidhur me rrjetin e gjerë kriminal të kësaj organizate.
Xhavit Shala, ekspert për çështjet e sigurisë thotë se ka një lidhje të fortë me krimit të organizuar në Shqipëri me krimin e organizuar në Itali dhe kryesisht me “Ndrangheta”.
“Bashkëpunimi” i ka fillesat që në periudhën e komunizmit kohë kur ishte vetë shteti shqiptar që kryente trafik të cigareve me mafian italiane.
“Që në komunizëm ka pasur një bashkëpunim me mafien për trafikimin e cigareve. Vitet e fundit janë arrestuar disa bashkëpunëtorë të Ndragehta në Shqipëri”, shprehet z. Shala.
Ai nënvizon se “grupet shqiptare dhe grupet italiane drejtojnë trafikun e kokainës në Evropë”.
Z. Shala thotë se Shqipëria duhet të kishte bërë më tepër në rezultatet ndaj krimit të organizuar ndërsa veçon se krimi i organizuar është i lidhur me korrupsionin në drejtësi dhe polici.
“Në tre vite janë bërë ndryshimet e duhura ligjore, është krijuar Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe është në proces ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit”, tha z. Shala.
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet