Spalletti trajneri i ri i Italisë, ish-kreu i Napolit merr drejtimin e “të kaltërve”

19 Gusht 2023 | 11:35

Luciano Spalletti është përzgjedhur për detyrën e trajnerit të kombëtares italiane të futbollit. Vendimi u konfirmua nga drejtuesit e Federatës.

Trajneri toskan do të marrë drejtimin më 1 shtator, ndërkohë që prezantimi i tij zyrtar do të bëhet në fillim të muajit shtator në qendrën stërvitore të ekipit, thuhet në njoftimin zyrtar të Federatës së Futbollit.

“Ne e mirëpresim Spallettin. Ekipi Kombëtar kishte nevojë për një trajner të madh dhe unë jam shumë i lumtur që ai pranoi të drejtojë të kaltrit”, deklaroi kreu i futbollit Italian, Gabriele Gravina, i cili theksoi se entuziazmi dhe eksperienca e trajnerit të ri janë thelbësore për sfidat që e presin Italinë në muajit në vijim.

Luciano Spalletti zëvendëson në këtë detyrë ish-trajnerin Roberto Mancini, i cili u dorëhoq pas përplasjeve me Presidentin e Federatës.

Ai do të drejtojë Italinë në ndeshjet kualifikuese për kampionatin europian të futbollit. Arritja më e madhe në karrierën e tij është shpallja kampion në Serie A sezonin e kaluar me ekipin e Napolit. 64-vjeçari ka drejtuar në të kaluarën edhe ekipet e Romës dhe Interit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026