Telushi largohet nga Partizani 4 javë pas kontratës, shkak përplasjet me trajnerin
Kapiteni Bruno Telushi dhe skuadra e Partizanit kanë ndarë rrugët, me klubin e kuq që ka njoftuar këtë të enjte mbylljen e bashkëpunimit me vlonjatin. 4 javë më parë po në rrjetet sociale të skuadrës së Partizanit bëhej me dije se është arritur akordi për vijim e kontratës, ndërsa tanimë duke se kjo gjë nuk do të ndodhë.
Sipas informacioneve, bëhet me dije se ka pasur një debat mes kapitenit dhe trajnerit Zoran Zekiç, me këtë të fundit që nuk e preferoi vlonjat në formacionin titullar ndaj Bate Borisov.
Në përballjen e Ligës së Kampionëve, Telushi u aktivizua në 5 minutat e fundit, ku ishte Valentino Murataj që i dorëzoi shiritin. Duket se vendimi i teknikut kroat nuk është pritur mirë nga 32-vjeçari që nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin.
Telushi është një nga lojtarët më kyç të Partizanit, ndërsa ka fituar dy tituj kampion fillimisht me Skënder Gegën e më pas me Giovanni Colellën, në sezonin që lamë pas. Në vitin 2018 iu bashkua për herë të parë demave, sapo u kthye nga Slaven Belupo, ndërsa ka luajtur për disa skuadra në Superligën Shqiptare si Flamurtari, Kukësi apo Egnatia e Rrogozhinës. Në ditët në vijim pritet që Partizani të ndërhyjë sërish në merkato për të plotësuar vendin bosh të lënë nga mesfushori Telushi.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë