Trajneri i Partizanit: Nesër ne nuk kemi alibi, duhet të japim më të mirën
Trajneri Zoran Zekic ka folur këtë të hënë në konferencën e mbajtur në prag të përballjes së ditës së nesërme, ku skuadra e Partizanit do të përballet me atë të Bate Borisov.
I pyetur për ndeshjen e nesërme, Zekic tha se ata kanë pasur 25 ditë kohë për t’u përgatitur dhe kanë punuar mirë. Ai shtoi se nuk kanë për ndeshjen alibi e nesërme ndaj duhet të japin më të mirën.
Partizani do të përballet me Bate Borisov ditën e nesërme. Kjo ndeshje është e vlefshme për turin e parë të Champions League. Të kuqtë do të kërkojnë që të marrin maksimumin në mënyrë që ndeshja e dytë të mos ketë shumë histori për t’u diskutuar.
Intervista e trajnerit të Partizanit Zoran Zekic
Si kanë shkuar përgatitjet për këtë ndeshje?
Kemi pasur 25 ditë kohë për tu përgatitur, kemi punuar mirë. Nuk është e rëndësishme çfarë flasim sot, por nesër të bëjmë më të mirën. Është ndeshje e rëndësishme, por më vjen keq se kemi bërë vetëm 2 miqësore në 25 ditë.
Formacioni ndaj Bate?
Mendoj që e kam ideuar formacionin, sot është stërvitja e fundit, ku mund të ketë të papritura.
Bate vijon aktualisht të luajë në kampionat, a ndikon?
Në futboll nuk konsiderohen pikat e forta e të dobëta. Nesër luhen 90 minuta, kam folur me skuadrën, mendoj se mentaliteti i fituesit është tek ne. Dua të them që Baten e kam ndjekur, por ne duhet të japim më të mirën në fushë, për gjithkënd.
Mungesat për nesër?
Sa u përket miqësoreve, kam përdorur të gjithë lojtarët për të parë gjendjen e tyre fizike.
Prisni përforcime?
Në këtë moment nuk po mendojmë për lojtarë dhe për mendimin tim rëndësi ka vetëm rezultati. Çdo gabim kushton shumë.
Sezonin e shkuar shumë probleme në mbrojtje, çfarë keni përmirësuar?
Kur sulmojmë fillojmë nga mbrojtja, gradualisht.
Avantazh që Bate nuk e ka parë Partizanin e Zekic?
Mendoj se nuk ndikon, por nesër do të kemi surpriza. Koha e shkurtër është ajo që ndikon.
Do dëshironit një ndeshje më pak vendimtare në debutim?
Jo vetëm ndeshjen e parë, por dhe të rundit objektiv kemi fitoren.
Cili është Partizani i Zekic?
Për këtë përgjigje do përpiqem pas pak kohësh. Në këtë moment duhet të jemi të kujdesshëm, e rëndësishme është të mos gabojmë.
Vini me një skuadër të re, një kompeticion të vështirë. Përmendët mungesën e kohës, a presim nesër një Partizan të kursyer (lufton për rezultat pozitiv)?
Nesër ne nuk kemi alibi, vetëm të futemi në fushë të japim më të mirën. Mendoj që dikush të kuptojë idetë e mia, por dikush tjetër jo as për 2 vite.
Partizani më i fortë se më parë? Si e shihni veten në krahasim me kundërshtarin?
Mendoj se në këtë moment që jemi kam transmetuar idetë e mia të reja. Pozicionet e lojtsrëve do të jenë ndryshe nga më parë. Nesër do të shohim…
Çfarë ju shqetëson në këtë sfidë të parë?
Nëse mendon gjithmonë për problemet, i bie të kthehesh në viktimë. Unë kam idetë e mia, dua t’i ndihmoj lojtarët…
A do ndikojë eksperienca e Bate mbi lojtarët tuaj?
Sigurisht Bate ka më tepër eksperiencë se Partizani. Nesër mendoj të japim më të mirën nuk do ndikojë eksperienca.
Grezda do të luajë?
Nuk ka rëndësi se kush lojtar fillon, rëndësi ka fundi. Favorizim janë 5 zëvendësimet që na shërbejnë të dyve…
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë