Specialisti i bankës: Si i kanë vjedhur hacker-at të ardhurat e klientëve nëpërmjet kartave të kreditit

14 Janar 2021 | 19:28

Hackers-at kanë më shumë në fokus sistemet bankare dhe ata gjurmojnë llogaritë e bizneseve ku ka gjenerim më të madh lekësh, por edhe të individëve të ndryshëm. Më vulnerabël duket të jenë bizneset e vogla.

Edhe për shkak të kostove që ka një rrjet i mirë sigurie, ata nuk investojnë në këtë drejtim. Dritan Gucaj, specialist i një banke të nivelit të dytë tregon për dokumentarin Unpublished si vjedhin hackers-at llogaritë bankare.

“Tentativa sigurisht që ka pasur. Përsa iu përket sulmeve, shumica e tyre nuk ndodhin në institucione bankare, pasi kanë marrë masa dhe kanë teknologji për t’u mbrojtur. Shumica e sulmeve ndodhin drejtpërdrejt tek klienti. Nëse do ta marrim sistemin si një zinxhir, hallka më e dobët e tij është klienti, është përdoruesi, i cili nuk tregon kujdes përsa i përket marrjes së informacionit nga internet”,-shpjegon specialisti i bankës së nivelit të dytë.

Hackers-at kanë disa mënyra për të mashtruar klientë dhe ne do iu tregojmë disa prej tyre në Unpublished.

“Më së shumti nuk kanë qenë vjedhje të llogarive bankare, më tepër ka pasur raste mashtrimi. Persona keqdashës kanë krijuar dyqane virtuale dhe tentojnë të shesin produkte, me një çmim shumë të ulët. Më tepër përpiqen të vjedhin numrat e kartave të kreditit dhe më pas bëjnë përdorimin e tyre. Ka pasur raste kur klientët kanë humbur të ardhurat e tyre përmes këtij lloji mashtrimi”,-shprehet eksperti i sigurisë Gucaj.

Ndaj ekspertët këshillojnë që duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm kur bëjmë transaksione online, pasi rrezikojmë që të dhënat e kartave tona të vidhen nga kriminelët.

Ndiqni emisionin e plotë:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet

Eksperti i mjedisit, Taulant Bino, ka folur këtë të hënë në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania lidhur me çështjen e Zvërnecit. Bino...
22:18 | 01/06/2026

“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve

Gazetari Aleksandër Çipa ka folur mbrëmjen e së shtunës në “Review”, me moderatoren Greta Topjana në Euronews Albania, mbi zhvillimet në Partinë Demokratike në kuadër...
21:32 | 30/05/2026