Zanat në hoteleri-turizëm, shtohen kërkesat në Vlorë, pozicioni i shkollës jo i favorshëm

15 Janar 2021 | 06:52

Arsimi profesional në Vlorë jo vetëm është kthyer në trend, por është edhe një shtyllë e rëndësishme e fuqisë punëtore në sektorin e turizmit në qytet.

Numri i të rinjve të cilët zgjedhin shkollën tregtare me Vlorë shënon rritje nga viti në vit, ndërsa tashmë për këtë shkollë interesi është i lartë edhe nga të rinjtë vlonjat, ndryshe nga vite më parë kur thuajse nxënësit ishin nga rrethinat.

“Jam nga Selenica, jetoj në Vlorë me qira. E kam pasion kuzhinën por mendoj edhe se punën nesër e kam të sigurt. Në perspektivë të ardhmen e shoh jashtë vendit”, tha një nxënëse.

“Të ardhmen e shoh jashtë vendit në resorte luksoze”, u shpreh një maturant nga Vlora.

“Dua të bëhem shef kuzhine me emër, e kam pasion. Punoj ndërkohë në një nga resortet më në zë të qytetit. E shoh në Vlorë të ardhmen, ka shumë mundësi për punë në profesionin që kam zgjedhur”, tha një tjetër. 

Ndërsa flasin për pasionin e degës që kanë zgjedhur dhe mundësitë që ofron shkolla, nxënësit evidentojnë problematikën e pozicionit gjeografik të shkollës.

Ata duhen të ndërrojnë dy urbanë dhe pastaj të ecin 20 minuta në këmbë për të arritur në shkollë.

“Është e vështirë çdo ditë por sidomos në ditët me shi mbetet sfidë”, tha një nxënës.

Disa prej nxënësve të vitit të katërt sot i gjetëm duke zhvilluar orën e kuzhinës.

“Me gjithë punën e bërë për rritjen e numrit të nxënësve të cilët zgjedhin shkollën tregtare nuk arrijmë ende të përmbushim kërkesat e tregut për punë”, shprehet drejtoresha e shkollës Shpresa Saliaj.

Kjo sipas saj edhe për shkak të pozitë gjeografike e cila përkthehet edhe në pamundësi ekonomike. 

“Kemi kontrata me 98 biznese, nxënësit që dalin nga shkolla janë thuajse të gjithë në punë, shumë prej tyre janë larguar për t’u punësuar në Gjermani”, u shpreh drejtoresha.

E pozicionuar në kodrat e Ujit të Ftohtë, shkolla tregtare në Vlorë e themeluar në vitin 1924, sot ofron 2 drejtime studimesh: në hoteleri-turizëm dhe ekonomi-biznes.

Aktualisht kjo shkollë ka 369 nxënës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026