Pronarët e biznesit në Berat: Paratë që na dha Meloni do i mbajmë kujtim

19 Gusht 2023 | 20:44

Ngjarja shumë e përfolur ku disa turistë italianë vrapuan për të mos paguar faturën në një biznes në Berat, vazhdon të ngjallë reagime. Kjo ngjarje ndodhi në kohën kur kryeministrja Italiane Georgia Meloni vendosi të kalonte disa ditë në Shqipëri, për të pushuar e për të zhvilluar disa takime informale.

Ajo kur mësoi për incidentinn në Berat, vendosi ta paguante vetë faturën e turistëve të shtetit që ajo përfaqëson, pasi tha se nuk mund ta lejonte një turp të tillë.  Pronarët e biznesit në berat thane se pa dashur tiristët italianë u bënë një reklamë shumë të madhe, ndërsa shtuan se paratë e dhëna nga Meloni do ti ruajnë në lokal si një simbol për t’u ruajtur nga syri i keq.

“Qytetarët italianë që u larguan pa paguar kanë bërë reklamë të madhe për qytetin tonë. Le t’i falenderojmë për këtë. E thamë që nuk kishe asnjë problem, që italianët këtu janë si në shtëpinë e tyre, shumë prej tyre vijnë këtu njësoj si familja jonë kur emigruam në Itali.

Gjithashtu thamë që atyre u pëlqeu ushqimi. Shpresojmë që ato para t’i shpenzojnë për diçka të mirë. Falenderojmë sinqerisht Giorgia Meloni, një zonë e vërtetë. Ne nuk jemi të pasur, punojmë shumë si familje. Por kjo nuk është çështje parash dhe ne jemi të prekur nga gjesti i saj.

Një shembull i mrekullueshëm dinjiteti. E duam shumë atë dhe si gjysmë italianë që jemi, na nderoi që erdhi me pushime në Vlorë. Paratë do të qëndrojnë këtu në restorant si një kujtim i jashtëzakonshëm dhe kundër syrit të keq”,-shkruajnë ata.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026