Të paktën 18 të vdekur nga një aksident me autobus në Pakistan

20 Gusht 2023 | 09:54

Të paktën 18 njerëz kanë vdekur dhe rreth 17 të tjerë janë lënduar të dielën në Pakistan, pasi autobusi i tyre u përplas me një kamion dhe mori flakë, thanë autoritetet vendore.

Autobusi u përplas me një kamion të parkuar në skaj të një autostrade në provincën lindore, Punjab, në orët e hershme të mëngjesit së 20 gushtit.

“Të paktën 18 persona, përfshirë fëmijë, u vranë në aksident”, tha Zaigham Ali, zyrtar i policisë lokale.

Autobusi ishte duke i bartur rreth 40 udhëtarë nga qyteti jugor Karaçi drejt kryeqytetit, Islamabad.

“Autobusi i pafat… u përplas me një kampion të vogël që ishte i mbushur me tri rezervuare të vogla karburant rreth orës 04:30”, tha shefi i Policisë në Punja, Fahad Ahmad.

“Kamioni dhe autobusi morën flakë menjëherë dhe shoferi i kamionit vdiq në vend”, shtoi ai.

Ai tha se 17 persona u lënduan rëndë dhe u dërguan ne spital. Druhet se numri i viktimave do të rritet për shkak të gjendjes së rëndë të të lënduarve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026