Hetimet e SPAK për koncesionin e sterilizimit, reagon ish-ministri Ilir Beqaj

20 Gusht 2023 | 11:06

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka reaguar për herë të parë lidhur me dosjen e koncesionit të sterilizimit, për të cilën është arrestuar me urdhër të SPAK ish-zv.ministri Klodian Rjepaj dhe biznesmeni i sterilizimit, Ilir Rrapaj.

Në reagimin e publikuar në faqen e vet në Facebook, Beqaj argumenton pse firmosi për koncesionin, pranon njohjet me biznesmenët Ilir Rrapaj dhe ortakun e tij Umbro Staccini, që janë pronarë të shoqërive “Investital dhe Servizi Ytalia, Tecnosanimed dhe U.jet dhe administratorit Admir Daci, të bashkimit të përkohshëm Saniservice sh.p.k.

Ish-ministri Beqaj shprehet se kontrata e partneritetit publik-privat për sterilizimin ka bërë që në sallat e kirurgjisë të spitaleve publike shqiptare të ulet ndjeshëm infeksioni spitalor dhe të ulet me të paktën 1,8 ditë ditëqëndrimi i një pacienti në spital.

“Kontrata i kërkon një operatori privat që për të gjithë sallat operatore në Shqipëri ku shërbejnë çdo ditë rreth 430 kirurgë të ofrohet për çdo ndërhyrje kirurgjikale një set instrumentesh kirurgjikale i personalizuar sipas asaj klase dhe tipi ndërhyrje kirurgjikale STERILË, një set me veshje njëpërdorimësh të tipit TNT për shtratin operator dhe trupën mjekësore, dezinfektimi i sallës së operacionit dhe trajtimi i mbetjeve të rrezikshme që krijohen nga veshjet që përdoren dhe përpunimi i tyre në mbetje urbane të parrezikshme. I janë dhënë një operatori të vetëm për të pasur vetëm një PËREGJEGJËS për rrezikun e infeksionit spitalor. Zbatimi i suksesshëm i kësaj kontrate në vite ka sjellë që në sallat e kirurgjisë të spitaleve publike shqiptare të ulet ndjeshëm infeksioni spitalor dhe të ulet me të paktën 1,8 ditë ditëqëndrimi i një pacienti në spital. Nuk është vetëm centrali i QSUT-së, por një rrjet centralesh që ka atë të QSUT-së si primar. Kontrata ka furnizuar të gjithë kirurgjinë shqiptare me më shumë se 100 mijë instrumente kirurgjikale të reja e moderne”, shkruan veç të tjerash Beqaj.

Ndërkohë, gjyqtari i Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e orientoi Prokurorinë e Posaçme që të shtrijë hetimet edhe mbi përgjegjësitë e 6 personave të tjerë; për ish- ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, ish-ministrin e Financave Shkëlqim Cani, si dhe për katër komisionerë të prokurimeve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026