Konçesioni i sterilizimit / Shabani: Ja pse Berisha e Meta nuk shkojnë në prokurori

19 Gusht 2023 | 13:23

Kreu i nismës “Thurje” Endri Shabani  foli në lidhje me koncesionarin e sterilizimit me vlerë afro 100 milion eurosh për të cilën janë arrestuar ish zv/ ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj si dhe 6 zyrtarë janë nën hetim në gjendje të lirë.

Në një intervistë për Euroneës Albania, Shabani theksoi Sali Berisha dhe Ilir Meta, hedhin akuza në media, por ama nuk shkojnë në institucionet përkatëse për të denoncuar.

Sipas tij, kjo ndodh pasi  ata janë ortakë me palën tjetër.

“Ishte një fitore e rëndësishme e aktivizimit shoqëror. Këtu për 30 vite është folur, nuk kanë munguar akuzat në media. Këta flasin në media por nuk shkojnë në institucione, nuk i kallëzojnë në prokurori. Me pak fjalë  nuk i shkaktojnë dëm palës tjetër. Këtu qëndron problemi. Kur e ke seriozisht këtë betejë me korrupsionin, kur e ke seriozisht përpjekjen për të ndërtuar në Shqipëri një shoqëri më të drejtë dhe për të ndryshuar këtë klasë politike, atëherë kjo kërkon hapa të guximshëm dhe hapa konkretë, gjë të cilën nuk e bëjnë njerëzit që janë ortakë, pra njerëzit që janë  në një fazë kërcënimi dhe shantazhi. Në këtë pikë, ndjesia është një shenjë optimizmi që gjërat po ndryshojnë”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026