Kampionët e nisin mbarë, Java e parë e Serisë A, Interi fiton ndaj Monzës

20 Gusht 2023 | 13:23

Victor Osimhen mund të konsiderohet heroi i Napolit, ndërsa e nisi me një dygolësh sezonin e ri në kampionatin Italian.

Bomberi nga Nigeria shkëlqeu në paraqitjen ndaj Frosinones në transfertë, aty ku kampionët në fuqi nuk e diskutuan fitoren.

Harroui kaloi në avantazh vendësit në minutën e 7’, ndërsa Politano e Osimhen përmbysën gjithçka. Në fraksionin tjetër, do të ishte sërish sulmuesi me numrin 9’ që do të shënonte golin e dytë personal dhe të tretin për Napolin, e cila e nis me fitore 1-3 në transfertë.

Edhe Interi bëri detyrën ndaj Monzës, duke fituar me rezultatin e pastër 2-0. Zkaltrit gjetën avantazhin që në minutën e 8 me Lautaro Martinez, ndërsa ishte po argjentinasi ai i cili do të dyfishonte në të 76’. Në këtë ndeshje u aktivizuan dhe blerjet e reja si Fratessi, Bisseck e Thuram, ndërsa nuk pati asnjë minutë për Kristjan Asllanin.

Në dy përballjet e tjera të së shtunës, Fiorentina mposhti Genoan, ndërsa Verona Empolin. Skuadra violë shënoi 4 herë në harkun kohor të 51’, ku aktualisht qëndron në krye të tablës. Goli i vetëm për Veronën në ndeshjen e parë u shënua nga Bonaxoli 15 minuta para fundit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026