Interi futet në garë për Mbappe

25 Korrik 2023 | 07:47

“Sky Sports” pretendon se Interi është një nga pesë klubet seriozisht të interesuar për nënshkrimin e Kylian Mbappe, të cilin Paris Saint-Germain dëshiron ta largojë menjëherë.

Ylli 24-vjeçar francez tashmë e ka bërë të qartë se ai nuk do të nënshkruajë një kontratë të re me gjigantët e Ligue 1, duke synuar të largohet nga klubi si transferim i lirë vitin e ardhshëm.

PSG nuk ka ndërmend të lërë Mbappe të largohet me kosto zero dhe e ka hequr atë të gjejë klub të ri. Skuadra saudite Al-Hilal thuhet se ka propozuar një ofertë prej 300 milionë euro për 24-vjeçarin, por ende nuk kanë qenë në kontakt me agjentët e tij, përcjellë KosovaPress.

Siç raportohet nga Sky Sports , PSG është e hapur për të dëgjuar të gjitha ofertat për Mbappe këtë verë dhe Interi është një nga të paktën pesë klubet seriozisht të interesuara për nënshkrimin e tij, së bashku me Barcelonën, Tottenhamin, Chelsean dhe Manchester Unitedin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026