“Publiku e di kush jam…”, Trump refuzon debatet për zgjedhjet presidenciale

21 Gusht 2023 | 09:22

Gjatë muajve të fundit, Trump ka sugjeruar se nuk do të marrë në debatin e planifikuar për 23 gusht, duke argumentuar se nuk ka kuptim t’u ofrojë rivalëve të tij republikanë mundësi për ta sulmuar kur ai ka epërsi të konsiderueshme në sondazhet kombëtare.

Më 20 gusht, Trump doli favorit për ta fituar nominimin për president nga Partia Republikane në një sondazh të realizuar nga mediumi CBS. Sipas këtij sondazhi, 62 për qind të votuesve republikanë e cilësojnë Trumpin si kandidatin e tyre të preferuar, ndërsa 16 për qind e favorizonin rivalin e tij kryesor, guvernatorin e Floridës, Ron DeSantis.

“Publiku e di se kush jam dhe çfarë presidence të suksesshme kam pasur”, tha Trump në platformën e tij të rrjeteve sociale, Truth Social. “Prandaj nuk do të marrë pjesë në debate”.

Ekipi i Trump nuk u përgjigj në pyetjet e bëra nga agjencia e lajmeve Reuters se a planifikonte Trump të merrte pjesë në ndonjë nga debatet republikane në të ardhmen.

Mediumi amerikan New York Times raportoi se Trump ka realizuar një intervistë me ish-prezantuesin e Fox Neës, Tucker Carlson, që pritet të publikohet në internet më 23 gusht. Nuk është ende e qartë se ku do të postohej kjo intervistë.

Mungesa e Trump në debatin e kësaj jave mund të bëjë që DeSantis të bëhet cak i sulmeve nga kandidatët e tjerë që kërkojnë të shihen si alternativa kryesore ndaj ish-presidentit Trump. Fituesi nga radhët e Partisë Republikane do të përballet me presidentin demokrat, Joe Biden, në zgjedhjet e nëntorit të vitit 2024.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026