Ekuadorianët sfidojnë anarkinë, kush kryeson zgjedhjet në vendin latin
Pavarësisht frikës, dita e zgjedhjeve në Ekuador u mbyll pa akte dhune. Qendrat e votimit dhe kandidatët presidencialë u mbrojtën nga policia dhe ushtria.
Në veçanti, Christian Zurita, që zëvendësoi kandidatin e vrarë Fernando Villavicencio, me zor e tregoi fytyrën. Ai mbulohej vazhdimisht nga veshje anti-plumb dhe roja të armatosura.
Vetëm pak orë para votimit, ai mori kërcënime me vdekje. Ndaj, Komisioni Ndër-Amerikan për të Drejtat e Njeriut i bëri thirrje qeverisë ekuadoriane të miratojë menjëherë masat për garantimin e jetës së tij.
“Ne të gjithë shpresojmë se fituesi do të përpiqet ta bëjë vendin më të mirë, pasi në vitet e fundit vetëm kemi rënë në korrupsion, pasiguri dhe rrënim ekonomik. Shumë ekuadorianë janë detyruar të emigrojnë në vende të tjera”, tha Andres Pucha, banor i qytetit Tarkui.
Sondazhet nxjerrin në avantazh kandidaten Luisa Gonzales, nga Lëvizja Revolucionare Qytetare, që po udhëheq me mbi 32 për qind të votave.
Më herët, shumë qytetarë ishin shprehur të frikësuar të dilnin të votonin. Ata thanë se preferonin të qëndronin në shtëpi dhe të paguanin gjobën, duke qenë se votimi është i detyrueshëm në Ekuador.
Por, atëherë kur votimi ishte mbyllur, Komisioni Kombëtar Elektoral njoftoi pjesëmarrjen “historike” prej 82.26 për qind.
LEXONI GJITHASHTU:
Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit
Vrasjet e Renee Good dhe Alex Pretti nga agjentët e ICE, zyrtarët e Trump dorëzojnë provat
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit