Përdhunoi vajzën e mitur në shtëpinë e gjyshërve, arrestohet pas 8 vitesh 65-vjeçari
Një 65-vjeçar është arrestuar nga policia në lidhje me përdhunimin e një vajze të mitur 8 vite më parë.
Shtëtasi me inicialet A. S., u ndalua pas një kallëzimi të bërë këtë të diel 20 gusht, nga një vajzë e moshës 14-vjeçe dhe e ëma e saj.
Dyshohet se 65-vjeçari ka abuzuar seksualisht me vajzën e mitur në vitin 2015, në shtëpinë e gjyshërve të saj.
Policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan vunë në pranga shtetasin A. S., 65 vjeç, banues në Elbasan, pasi rreth orës 10:00, të datës 20.08.2023, janë paraqitur në ambientet e Komisariatit, një 14-vjeçare dhe nëna e saj, të cilat kanë kallëzuar se në vitin 2015, shtetasi A. S. ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të miturën, në shtëpinë e gjyshërve të saj. Veprimet procedurale me të miturën janë kryer në prani të nënës së saj, psikologës dhe avokatit. Vijojnë hetimet në drejtimin e Prokurorisë, për të verifikuar këtë kallëzim”, njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:
Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha