Vihet nën kontroll zjarri në Arëz, në kufi me Greqinë
Zjarri në Arëz, në kufi me Greqinë është riaktivizuar sërish në mesnatë ndërkohë që herët në mëngjes janë nisur përsëri drejt tij shërbimi zjarrfikës, policia e rendit, policia kufitare, shërbimi pyjor, shërbimi i emergjencave civile dhe administratori i zonës.
Sipas shefit se sektorit zjarrfikës në Kolonjë Vladimir Dhespollari zjarri ka nisur para 3 ditësh, ndërkohë që ditën e djeshme është vënë në izolim dhe fikur.
Era e fortë ka riaktivizuar edhe njëherë flakët mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që në këto momente zjarri është vendosur në kontroll, është vënë në izolim dhe po merren masa për mospërhapjen e vatrës së zjarrit.
Nga dyshimet e para mendohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga dora e njeriut, por pritet konkluzioni nga ana e policisë së shtetit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbyllet protesta! Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Mbyllet protesta! Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 22:21 Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari