“Parandalimi i shit-blerjes së votave”, kreu i KQZ-së takim me kryediplomaten amerikane Yuri Kim

15 Janar 2021 | 14:19

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi është takuar ditën e sotme me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Yuri Kim.

Lajmi është konfirmuar nga vetë kryekomisioneri, i cili ka zbuluar edhe temat ku u përqendrua biseda mes tyre.

Me një shënim në llogarinë zyrtare në “Twitter” z. Celibashi u shpreh se me ambasadoren e SHBA Yuri Kim ka folur për ecurinë e punës përgatitore për zgjedhjet e 25 prillit, identifikimin elektronik të zgjedhësve dhe parandalimin e shit-blerjes së votave.

“Identifikimi biometrik, votimi elektronik, lista e zgjedhësve, dokumentet e identifikimit, dekriminalizimi, masat për parandalimin e shitblerjes së votës & mashtrimit në zgjedhje, patën fokusin e diskutimit me Ambasadoren e SHBA, Yuri Kim në takim e sotëm në KQZ”, shkruan Celibashi. 

Ai tha se sfidë kryesore për KQZ-në është të krijojë besimi tek të gjithë aktorët e përfshirë në këtë proces zgjedhor.

“Së bashku me Nënkomisioneren Pleniku prezantuam ecurinë e përgatitjeve për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Krijimi i besimit të të gjithë aktorëve në integritetin e procesit zgjedhor, sfidë për KQZ.”, tha Celibashi.

Takimin e znj. Kim me kreun e KQZ-së e konfirmoi edhe ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Me një shënim në “Twitter” ambasada thotë se SHBA ofron mbështetjen për të garantuar mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

 “Kur edhe 100 ditë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare më 25 Prill, Ambasadorja Kim u takua me Kryetarin e KQZ-së Celibashi & Zv.Kryetaren Pelinku për të shprehur mbështetjen për rolin e tyre kritik në sigurimin e zgjedhjeve të lira & të ndershme”, shkruan ambasada E SHBA.

Lexoni gjithashtu: 

Identifikimi biometrik i zgjedhësve, KQZ shpall kompaninë fituese

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026