Derdhet në det uji i Fukushimës, procesi do të zgjasë 30 vjet

22 Gusht 2023 | 14:20

Japonia do të nisë të enjten derdhjen në oqeanin Paqësor të ujit radioaktiv nga centrali bërthamor i Fukushimës, i goditur nga cunami i vitit 2011.

Vendimi vjen disa javë pasi Agjencia e OKB-së për energjinë bërthamore aprovoi planin, i cili megjithatë kundërshtohet nga fqinjët e Japonisë.

Rreth 1.34 milionë tonelata ujë, mjaftueshëm për të mbushur 500 pishina me përmasa olimpike, janë akumuluar që kur cunami dëmtoi impiantin 12 vjet më parë.

Uji do të derdhet përgjatë 30 viteve, pasi të jetë filtruar dhe holluar. Autoritetet do t’i kërkojnë operatorit të impiantit të bëhet gati për nisjen e procesit më 24 gusht, nëse kushtet e motit dhe detit do të jenë të përshtatshme.

Vetë kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida vizitoi impiantin ditën e diel, duke shtuar spekulimet se derdhja e ujit ishte e pashmangshme.

Qeveria ka deklaruar se çlirimi i ujit është një hap i domosdoshëm në procesin e gjatë e të kushtueshëm të çmontimit të impiantit, që ndodhet në bregun lindor të vendit, rreth 220 kilometra në veri-lindje të kryeqytetit Tokio.

Japonia e ka mbledhur dhe magazinuar ujin e ndotur në cisterna prej më shumë se një dekade, por hapësira po mbaron.

Në 2011-n, një cunami i shkaktuar nga një tërmet me magnitudë 9 përmbyti tre reaktorët e impiantit bërthamor të Fukushimës. Ngjarja konsiderohet si katastrofa më e rëndë në botë pas asaj të Çernobillit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026

Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet

Të paktën 25 persona, përfshirë 12 oficerë policie, u plagosën gjatë përleshjeve midis studentëve dhe forcave të sigurisë në një protestë kundër politikave të kursimit...
08:27 | 04/06/2026

Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për një zgjerim eksponencial të arsenalit bërthamor të vendit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve...
08:22 | 04/06/2026