Japonia hapi pjesë të qytetit pranë Fukushimës, ish-popullsia nuk mendon të kthehet 

1 Prill 2023 | 14:35

Japonia rihapi sot pjesë të qytetit Tomioka, nga i cili banorët u evakuuan në vitin 2011 pas katastrofës në termocentralin Fukushima, por shumica e ish-banorëve të këtij qyteti nuk po mendojnë të kthehen.

Kryeministri i Japonisë Fumio Kishida mori pjesë edhe në hapjen ceremoniale të zonës, e cila është rreth katër kilometra katrorë, në kulmin e sezonit të lulëzimit të qershisë në këtë vend, raporton AP.

Ish-banorët dhe vizitorët e Tomioka festuan rihapjen duke ecur në rrugën e njohur si “Tuneli i Çeljes së Qershisë”.

Heqja e urdhrit të evakuimit nuk është aspak qëllimi përfundimtar, por vetëm fillimi i rimëkëmbjes, tha kryeministri Kishida, duke kërkuar vazhdimin e punës për hapjen e zonave të tjera në të cilat qasja është ende e ndaluar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920

Numri i të vdekurve nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën është rritur në 920, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 3,360,...
21:13 | 26/06/2026

Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit

Agjencia detare e OKB-së bëri të ditur se që nga e marta janë evakuuar rreth 115 anije dhe 2,500 detarë nga Ngushtica e Hormuzit, ndërsa...
20:50 | 26/06/2026

Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të vendosë tarifa prej 100% për importet nga çdo vend që miraton një taksë...
20:47 | 26/06/2026