”Dështimi” me votën e emigrantëve, ish-deputeti Hasa: Afatet janë të ngushta për ta realizuar këtë proces

15 Janar 2021 | 18:34

Edhe pse kanë mbetur afro 100 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duket se është mbrapa me planin për të krijuar mundësinë e votimit për emigrantët, në vendet ku jetojnë dhe punojmë.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa, tha për Euronews Albania se ky proces nuk mund të realizohet më 25 prill për vetë faktin se koha e mbetur në dispozicion është e pamjaftueshme.

“Ajo që mund të them është koha. Afatet janë të ngushta për ta realizuar këtë proces që ketë vit, në këto zgjedhje. Duhet  të merren hapat për të garantuar këtë të drejtë, që të votonin edhe bashkatdhetarët tanë, që ndodhen jashtë vendit”, tha ai.

Pyetur nga gazetarja Bruna Çifligu se pse ka mbetur pas ky proces, ish-deputeti i Partisë Demokratike thotë se nuk mund të ketë një përcaktim të qartë, por shkaktarin kryesor e sheh te mungesa e vullnetit.

“Pavarësisht konsensusit për të mundësuar votën e shqiptarëve jashtë vendit, nuk është definuar më tej për të përcaktuar disa rregulla bazë. Nga 2016 dhe deri më sot, qeveria ka pasur një ligj në fuqi, një VKM, një ministër Shteti për Diasporën që do merreshin me këtë çështje. Nuk mund t’i japim një definim të qartë, unë mendoj se nuk kishte një vullnet të hekurt për ta çuar përpara këtë proces”, tha ai.

Lexoni gjithashtu:

Ku “humbi” vota e emigrantëve? Ende nuk dihet si do të funksionojë, procesi drejt dështimit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026