Escobar viziton Shkupin, në fokus ndryshimet kushtetuese

23 Gusht 2023 | 14:10

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të mërkurën do të arrijë për vizitë në Maqedoninë e Veriut, ka bërë të ditur kabineti i presidentit maqedonas, Stevo Pendarivski.

Sipas agjencisë së lajmeve MIA, e cila njoftoi për vizitën e Escoarit, diplomati amerikan do të takohet në Shkup edhe me kryeministrin e vendit, Dimitar Kovaçevski, dhe liderin e opozitës maqedonase, kryetarin e VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Diplomati i lartë amerikan do të arrijë në Shkup një javë pasi në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut filloi procedura për ndryshime kushtetuese. Me këto ndryshime, ndër të tjera, bullgarët do të duhet të përfshihen në Kushtetutë.

Ndryshimet janë të nevojshme për ta vazhduar procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut. Në seancën e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, më 18 gusht, u debatua për iniciativën për ndryshimin e Kushtetutës. Por, iniciativa nuk u hodh në votim, me qëllim që të sigurohet shumica e dy të tretave.

Ndryshimi i preambulës së Kushtetutës maqedonase parashihet në marrëveshjen me Sofjen për zgjidhjen e kontesteve që kanë të bëjnë me gjuhën, identitetin dhe çështjet historike.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026