Rriten eksportet bujqësore, buxheti 2020 jep më shumë fonde, mungojnë politikat bujqësore
Fermerët në Shqipëri po orientohen për nga kulturat bujqësore më të kërkuara në tregjet e huaja, prej të cilave sigurojnë më shumë të ardhura.
Ata kërkojnë më shumë mbështetje nga qeveria me subvencione për produketet shqiptare.
Sipas INSTAT, eksportet e grupit të produkteve “ushqime, pije, duhan”, pra eksportet bujqesore u rriten me 15%, gjatë tetemujorit janar-gusht 2019, në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit të kaluar.
Eksportet arritën shifrën e 22.7 miliardë lekëve ose 186 mln euro. Investimet kryesisht në sera që sigurojnë prodhim bujqësor përtej sezonit dhe rritja e standardeve ka shtuar eksportet dhe të ardhurat në familjet fermere.
Politikat lehtësuese fiskale dhe mbështetja me fonde të ndryshme përmes programeve te donatoreve ka rritur interesin e fermerëve për shtimin e sipërfaqeve të mbjella me produkte bujqësore.
Fondi më i rëndësishëm është programi IPARD i Bashkimit Evropian.
Shoqatat e biznesit ankohen se qeveria nuk subvencionon produktet tona bujqesore dhe se buxheti nuk ka politika bujqësore të mirëfillta.
Granti për bujqësine për vitin 2020 është vetëm 4 mln euro.
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta