U largua nga Italia, Mançini drejt Arabisë Saudite. Kontratë 30 milionë € në vit

24 Gusht 2023 | 13:08

Pak ditë pasi i dha fund rrugëtimit në krye të kombëtares së axurrëve, nuk kanë munguar ofertat në drejtim të trajnerit Roberto Mancini. 58-vjecari pritet të jetë i radhës që do t’i bashkohet Arabisë Saudite, por këtë herë jo skuadrave që janë pjesë e kampionatit, por kombëtares. Mediat italiane kanë pohuar se drejt Mancinit ka një ofertë serioze nga federata arabe e futbollit, ku i është ofruar një kontratë 3-vjecare.

Përfitimet e italianit do të jenë të larta, konkretisht 30 milionë euro në sezon, ndërsa janë vendosur disa objektiva. Edhe pse asgjë nuk është bërë zyrtare, synimi kryesor është fitimi i kupës së Azisë, me kompeticionin i cili do të nisë në vitin 2024. Tekniku i njohur në Evropë, ka udhëtuar përgjatë orëve të fundit drejt Arabisë Saudite i shoqëruar nga bashkëshortja e tij avokate, ndërsa kanë analizuar kushtet e vendosura.

Në rast se Roberto Mancini do të pranojë ofertën, ai do të marrë me vete stafin me të cilin punonte tek kombëtarja e Italisë. Kujtojmë se pak ditë më parë dha dorëheqjen nga kombëtarja e trikolorëve, ndërsa, shkak u bë krisja e marrëdhënies me presidentin e federatës së futbollit, Gravina. Sa i përket Arabisë Saudite, ndër trofetë madhorë që ka fituar është kupa e Azisë në 3 edicione, ndërsa edhe me ardhjen e Mançinit, mbetet një objektiv madhor, për tu pasur me kualifikimin në kupën e botës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, e ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, u shpreh se, ndonëse nuk është eksperte e reformës territoriale, të...
21:30 | 23/07/2026

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e 21-të të masave kufizuese kundër Rusisë, duke zgjeruar sanksionet ndaj sektorëve që, sipas Brukselit, mbështesin ekonominë ruse...
21:13 | 23/07/2026

Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë

Zjarret masive vijojnë të përhapen në disa vende të Evropës, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe detyruar mijëra banorë të largohen nga banesat e tyre....
18:58 | 23/07/2026