“Jam i ofenduar”- Garvina flet pas largimit të Mançinit: Duhet të më shihte në sy
Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina ka thyer heshtjen ndërsa ka vendosur të flasë për largimin e trajnerit Roberto Mancini. 69-vjeçari, i cili prej 2018-ës mban postin më të lartë në futbollin e trikolorëve, e ka cilësuar një rrufe në qiell të hapur dorëheqjen e Mançinit. Gravina ngre akuza se e vërteta qëndron krejt ndryshe.
“Roberto nuk më tha kurrë se donte të largohej. Ishte si një rrufe në qiell të hapur. Dorëheqjen e tij e kam dëgjuar për herë të parë nga bashkëshortja e tij, Silvia Fortini, e cila është avokate e tij, një ditë para se të mbërrinte në zyrat e Federatës Italiane të Futbollit si diçka formale. Duke marrë parasysh marrëdhëniet personale, do ta kisha vlerësuar më shumë nëse Mançini do të ma kishte shprehur vullnetin duke më parë në sy”, tha Garvina.
Vetë trajneri i njohur, që fitoi kampionatin europian me trikolorët, pohoi në një intervistë pas largimit se shkak ishte bërë pikërisht presidenti, i cili kishte kërkuar të ndryshonte stafin e kombëtares.
Spalletti u vendos në krye të skuadrës tani, ndërsa është pritur me eufori nga Gravina.
“Jemi të lumtur që do të drejtojë kombëtaren e Italisë. Shpresojmë në rezultate pozitive e arritjen e objektivave. Ai është njeriu i duhur…”, tha presidenti i federatës.
Kujtojmë se Roberto Mancini e drejtoi kombëtaren e axurrëve për 5 vite, ndërsa cilësohet si një ndër teknikët më të mirë në Evropë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet