Rusët që luftojnë për Ukrainën thirrje Wagner: Merrni hak, kaloni në anën tonë
Një grup militantësh rusë që luftojnë në krah të Ukrainës u bënë thirrje mercenarëve të Grupit Wagner që të ndërrojnë anën dhe t’i bashkohen radhëve të tyre pas rrëzimit të avionit të së mërkurës.
Përmes një thirrje publike grupi i rusëve që i është bashkuar luftimeve në krah të Ukrainës u ka bërë thirrje mercenarëve të Wagner se për t’u hakmarrë për vdekjen e Prigozhin duhet të luftojnë kundër Rusisë.
“Ju jeni përballë një zgjedhjeje serioze tani – ju mund të qëndroni në një tezgë të ministrisë së mbrojtjes së Rusisë dhe të shërbeni si roje për ekzekutorët e komandantëve tuaj ose të hakmerreni,” tha Denis Kapustin, komandanti i Trupave Vullnetare Ruse, në një video të publikuar dje vonë.
“Për të marrë hak, duhet të kaloni në anën e Ukrainës”, shtoi ai.
Kapustin, një shtetas rus i ekstremit të djathtë, themeloi grupin e armatosur një vit më parë. Ky grup lufton në anën ukrainase dhe ka deklaruar se qëndron pas disa sulmeve ushtarake në rajonet kufitare ruse.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve
Kina kryeson listën botërore të superkompjuterëve me “LineShine” në vend të parë
Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër
- 20:03 Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë
- 19:47 Rrëzohet kamioni në Librazhd, bllokohet rruga për mbi një orë (VIDEO)
- 19:34 Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve
- 19:32 Dorëshkrimi i panjohur i Mozartit zbulohet në Francë, shtatë vepra të reja dëgjohen për herë të parë
- 19:27 Kina kryeson listën botërore të superkompjuterëve me “LineShine” në vend të parë
- 18:59 Rama poston videon: Bufi i kthyer në Flamingo