Eksperti: Prigozhin s’ka vdekur, në avion ishte sozia e tij. Çfarë fsheh “aksidenti”

24 Gusht 2023 | 10:46

Kushdo që gëzohet për vdekjen e shefit të Wagner, Yevgeny Prigozhin, duhet të frenohet nga entuziazmi, pasi një ekspert ka paralajmëruar se në avion mund të ketë qenë sozia e tij, shkruan media britanike The Mirror.

Keir Giles, Konsulent i Lartë i Programit për Rusinë dhe Eurazinë, i Chatham House, tha se bota nuk duhet të habitet nëse Prigozhin shfaqet së shpejti në një video të re nga Afrika.

Giles theksoi se Prigozhin mund të mos ketë qenë në bordin e avionit, edhe pse emri i tij ishte në listën e pasagjerëve.

“Është bërë e ditur se në bord ishte një pasagjer me emrin Yevgeniy Prigozhin. Por dihet gjithashtu se ka shumë individë që kanë ndryshuar emrin e tyre në Yevgeniy Prigozhin, si pjesë e përpjekjeve të tij për të turbulluar udhëtimet në mënyrë që të mos bie pre e Kremlinit.

Pra, derisa të dimë me siguri se është Prigozhini i vërtetë, le të mos habitemi nëse ai shfaqet së shpejti në një video të re nga Afrika”, tha eksperti.

Shkaku i vërtetë i rrëzimit të avionit nuk ka gjasa të dihet ndonjëherë, paralajmëron Giles.

“Nuk ka gjasa të dimë ndonjëherë shkakun e vërtetë të rrëzimit. Pavarësisht nëse ky ishte një atentat i qëllimshëm apo jo, përplasja është aq e rëndësishme politikisht sa nuk ka asnjë shans për ndonjë hetim transparent dhe të besueshëm.

Pse u zgjodh të kryehej dje rrëzimi?! Kjo mund të shërbejë për shpërqëndrimin që ka nevojë media shtetërore ruse nga poshtërimi i vendit nga India që zbarkoi në Hënë, ku Rusia dështoi në mënyrë spektakolare ta bënte këtë disa ditë më parë”, theksoi ai.

Autoriteti rus i Aviacionit Civil pretendoi zyrtarisht mbrëmjen e të mërkurës se Prigozhin dhe dora e tij e djathtë Dmitry Utkin ishin në bordin e avionit që u rrëzua në afërsi ë Moskës.

Kujtojmë se avioni, i cili po udhëtonte nga Moska për në drejtim të Shën Petersburg, u rrëzua pranë fshatit Kuzhenkino, duke humbur jetën të 10-të personat që ndodheshin në bord, mes tyre dhe shefi i Wagner.

Rosaviatsia, autoriteti rus i aviacionit, tha se Prigozhin dhe komandanti i lartë i Wagner Dmitry Utkin ishin të konfirmuar se ndodheshin mes 10 viktimave të avionit privatë Embraer që u rrëzua të mërkurën në mbrëmje.

Kanalet Telegram të lidhura me Wagnerin e shpallën gjithashtu shefin e mercenarëve të vdekur.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane

Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit herët të mërkurën pretendoi se kishte sulmuar instalimet e komandës dhe kontrollit, logjistikës, naftës dhe pajisjeve ushtarake të Flotës...
07:27 | 15/07/2026

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026