Përfshirë dhe krahun e djathtë të tij, kush janë 9 viktimat në avionin e Prigozhin
Autoriteti i aviacionit civil në Rusi listoi emrat e 10 viktimave në aksidentin me avion që ndodhi pasditen e djeshme në afërsi të Moskës.
Në bord raportohet se ishin: Yevgeny Prigozhin, themeluesi i Grupit Wagner, si dhe 6 eksponentë të rëndësishëm të ushtrisë private të udhëhequr prej tij, përfshirë dhe krahun e djathtë Dmitry Utkin, bashkëthemelues i Wagner.
Pjestarët e tjerë të mercenarëve që humbën jetën ishin: Sergej Propustin, Yevgeny Makaryan, Alexander Totmin, Valeriy Chekalov dhe Nikolai Matuseev.
Krahas tyre ndërruan jetë dhe piloti Aleksei Levshin, Rustam Karimov, bashkë-pilot dhe stjuardesa Kristina Raspopova.
Dmitry Utkin

Utkin lindi më 11 qershor 1970 në Asbest, një fshat në Sverdlovsk Oblast të Bashkimit Sovjetik. Nëna e tij ishte një inxhiniere e cila u divorcua nga babai i Utkinit kur ai ishte shumë i ri. Ai cilësohej nga shokët e klasës si shumë studioz, por arrogant. Pas mbarimit të shkollës së mesme në Smoline, Utkin u transferua në Leningrad (tani Shën Petersburg), ku hyri në Shkollën e Komandës së Lartë të Kombinuar të Armëve S. M. Kirov dhe më vonë iu bashkua Forcave Speciale GRU. Në vitet 1990, ai u martua me Elena Shcherbinina, me të cilën pati 3 fëmijë. Ata u divorcuan në fillim të viteve 2000. Në vitin 2015, Shcherbinina e raportoi Utkin si të zhdukur në një program televiziv.
Sipas disa shkrimeve në media, Utkin është një admirues i Gjermanisë naziste dhe ka tatuazhe të shumta naziste, duke përfshirë shenjat e Schutzstaffel (SS). Utkin gjithashtu thuhet se e quajti veten Wagner sipas kompozitorit gjerman Richard Wagner, sepse vepra e tij admirohej shumë nga Adolf Hitleri dhe u përvetësua nga nazistët. Anëtarët e Grupit Wagner kanë thënë se Utkin është një Rodnover, një besimtar në besimin vendas sllav. Utkin nuk ka bërë asnjë dalje publike që nga viti 2016.
Në qershor 2017, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione kundër Utkin si kreu i Wagner Group. Në dhjetor 2021, Këshilli i Bashkimit Evropian vendosi masa kufizuese kundër Utkin dhe të tjerëve të lidhur me Grupin Wagner. Utkin u akuzua se ishte “përgjegjës për abuzime të rënda të të drejtave të njeriut të kryera nga grupi, të cilat përfshijnë torturat dhe ekzekutimet dhe vrasjet jashtëgjyqësore, të përmbledhura ose arbitrare
Valery Chekalov
Chekalov ishte zëvendës i Prigozhin në Wagner dhe thuhet se ishte përgjegjës për shërbimin e sigurisë së grupit.
Ai u vu në shënjestër të sanksioneve të Shteteve të Bashkuara muajin e kaluar pasi “ka vepruar për ose në emër të Prigozhin” dhe ka lehtësuar “dërgimin e municioneve në Federatën Ruse”.
Chekalov ishte aksionari i kompanisë Evropolis e cila kishte arritur marrëveshje fitimprurëse të naftës me qeverinë siriane. Kompania gjithashtu prokuroi armë dhe pajisje për Wagner.
Yevgeny Makaryan
Makaryan, ishte një luftëtar i Wagner, dhe nga disa burime ruse supozohet se ishte truproja e Prigozhin.
Kanali i njohur rus Telegram BRIEF raportoi se ai u bashkua me Wagner në mars 2016, duke marrë nofkën “Makar”.
Alexander Totmin
Totmin ishte një luftëtar në Wagner, i cili gjithashtu supozohej të ishte një nga truprojat e Prigozhin. Ai ishte gjithashtu i përfshirë në misionin e Wagner në Sudan.
Sergej Propustin
Propustin, 44 vjeç, ishte një luftëtar Wagner që shërbeu si një granatëhedhës zbulimi. BRIEF raportoi se ai iu bashkua Wagner në mars 2015, duke marrë nofkën “Kedr”.
Nikolai Matuseev
Matuseev nuk është përfshirë në listën zyrtare të Wagner. Megjithatë, BRIEF raportoi se një burrë me të njëjtin emër iu bashkua Wagner në janar 2017, duke iu bashkuar njësisë të njohur si Makaryan që veproi në Siri.
LEXONI GJITHASHTU:
Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar