“Putin i ka ditët e numëruara”- Parashikimi i politikanit britanik për Rusinë

25 Gusht 2023 | 16:21

“Ditët e Vladimir Putin janë të numëruara”, kështu ka deklaruar, kryetari i Komitetit të Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar.

Tobias Ellwood, tha në një deklaratë për Skynews se nuk ishte dakort me atë ç’ka analistët kanë vlerësuar mbi vdekjen e Yevgeny Prighozin, se kërcënimi kryesor i Putinit tani është asgjësuar dhe presidenti rus tashmë mund të jetë më i fortë.

Ai ofron një pikëpamje krejt ndryshe duke nënvizuar dobësimin e Vladimir Putin në politikën e brendshme.

Sipas Ellwood “besimi në rrethin e brendshëm të Kremlinit është zhdukur”, dhe Putin tani “po udhëhiqet më shumë nga frika se sa nga besnikëria”.

“Më e rëndësishmja është se oligarkët dhe elita ruse nuk e shohin më atë si një “garantues të aftë” të statusit të tyre”, deklaron Ellwood.

“Putin është “thellësisht i poshtëruar në një numër frontesh. Grupi Wagner ishte një “njësi shumë e frikshme” në Ukrainë, e cila nuk është më në krah të Putinit”, shtoi ai.

Ellwood bëri dhe një përshkrim të shkurtër duke u bazuar mbi hisorinë e Rusisë, për atë çfarë mund të ndodhë në vijim.

“Kur një udhëheqës rus humbet popullaritetin mes elitave, atëherë historia ruse tregon se dobësia shfrytëzohet shpejt dhe pa mëshirë. Dhe unë dyshoj se ai do të zëvendësohet, ndoshta jo në një afat të shkurtër, por sigurisht që topi tani është vënë në lëvizje. Unë besoj se ditët e Putinit janë të numëruara”, e mbylli prononcimin politikani britanik.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026