BE kërkon më shumë transparencë nga gjigantët e teknologjisë

25 Gusht 2023 | 18:20

Ajo që është e ndaluar offline duhet të ndalohet edhe online. Kjo është motoja e Aktit evropian për Shërbimet Digjitale, që ka hyrë në fuqi këtë të premte.

Drafti, i prezantuar në dhjetor 2020 dhe i negociuar me shpejtësi në nivel institucional, është një nga dy kolonat e BE-së për rregullimin e botës digjitale dhe në veçanti gjigantëve të web-it. Rrjetet sociale, motorët e kërkimit dhe faqet e shit-blerjes si Apple, Google, TikTok dhe Amazon tani detyrohen të luftojnë përhapjen e përmbajtjeve ilegale, fjalimeve të urrejtjes, keqinformimin dhe mashtrimet financiare.

“Konkretisht, përdoruesit do të kenë më shumë transparencë mbi mënyrën e vendimmarrjes dhe do të kenë më shumë zgjedhje lidhur me përmbajtjen e produktit që kërkojnë. Për shembull, ata mund të zgjedhin të bëjnë publicitet të personalizuar, ose të caktojnë përmbajtjen e produkteve që u prezantohen në rend kronologjik dhe jo në mënyrat e rekomandimit të sistemeve, që bazohen tek mbledhja e të dhënave. Gjithashtu do të ketë më shumë mekanizma ankesash dhe korrigjimesh,” – tha Asha Allen nga Qendra për Demokraci dhe Teknologji.

Për momentin, vetëm 19 kompani të mëdha, ato me mbi 45 milionë përdorues në muaj, do të preken nga Akti. Të tjerët do të kenë kohë deri në shkurt për t’u përshtatur me legjislacionin e ri. Në ditët e fundit, gjigantët digjitalë kanë njoftuar marrjen e masave për t’u përshtatur me ambientin e ri.

“Për shembull, ne kemi parë platforma të shumta që në ditët e fundit kanë bërë përpara për të treguar masat që do të përshtasin. Mes tyre janë Meta, Google, Snapchat dhe TikTok, që krahas këtyre masave kanë treguar edhe mënyrën se si do të rrisin transparencën dhe përgjegjshmërinë ndaj përdoruesve në BE dhe atyre global gjithashtu. Është interesante si si TikTok dhe kompania e njohur më parë si Tëitter iu nënshtruan testeve të stresit më herët gjatë sezonit veror, kur Komisioni Evropian konstatoi se më shumë punë duhej bërë që të dyja platformat të vepronin në përputhje me ligjet,” – tha Allen.

Reklamat me objektiv të caktuar, sidomos ato që u drejtohen të miturve, tani janë të ndaluara njësoj si ato të bazuara në të dhënat sensitive si orientimi seksual apo ai fetar. Në rast shkeljeje, kompanitë rrezikojnë gjobë deri në 6% të të ardhurave vjetore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026