Sulme me dronë në Moskë, mbyllen tre aeroporte
Kundërofensiva ukrainase i ka vënë forcat ruse nën presion në Bakhmut dhe në jug të vendit, ndërsa sulmet ruse duket se janë të përqendruara në vijën e frontit në veri-lindje të Kupyansk-Lyman. Inteligjenca e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka deklaruar në muajt e ardhshëm, komanda ruse do të intensifikojë ofensivën e saj në zonën e Kupiansk dhe Lyman.
Ministria ruse e Mbrojtjes publikoi pamje të sulmeve në Kupyansk në kuadër të asaj që e quan “operacion i posaçëm ushtarak”.
Të shtunën në mëngjes, rusët goditën një kafene në rrethin Kupyansky, duke shkaktuar të paktën dy të vdekur, tha kreu i administratës shtetërore rajonale të Kharkiv, Oleg Sinegubov.
Armiku goditi gjatë ditës një objekt civil – një kafene ku ndodheshin banorët vendas, shkruajti ai në rrjetet sociale.
Ndërkohë Mbrojtja ajrore ruse ka zmbrapsur një sulm të ri me dron në Moskë, tha kryebashkiaku i qytetit, duke detyruar një mbyllje të përkohshme të të tre aeroporteve kryesore, duke pezulluar fluturimet për më shumë se një orë gjatë të shtunës.
Ukrainasit deklarojnë gjithashtu se kanë sulmuan Krimenë e pushtuar me dronë, duke shkaktuar disa dhjetëra viktima dhe duke dëmtuar depo municioni. Por pala ruse nuk i konfirmon këto sulme
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta