Kurti në Forumin e Bledit në Slloveni: Mezi pres zgjedhjet e reja në Veri
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti foli gjatë Forumit të Bledit në Slloveni, në lidhje me tensionet e ndodhura në Veri.
Kurti nëvizoi se tensionet mes Kosovës dhe Serbisë duhen ulur patjetër, suke shtuar se Kosova ka marrë të gjitha hapat e nevojshme për de-eskalimin e tensioneve.
Ai gjithashtu shtoi se mezi pret që në katër komunat në veri të Kosovës të mbahen zgjedhjet e reja.
“Ne duhet të ulim tensionet dhe është bërë gati dy muaj që në Veri nuk ka më protesta pranë objekteve komunale. Ëshët zvogëluar me dy herë praninë e policisë së Kosovës në Veri dhe mezi pres të kemi zgjedhjet e reja në 4 komunat në veri”, tha Kurti.
Gjithashtu Kurti theksoi se po punohet intensivisht që Kosova të njihet nga 5 vendet e BE-së dhe të avancojë në proceset integruese.
“Është e vërtetë që 5 vende nuk na njohin, Greqia, Qiproja, Sllovakia, Rumania dhe Spanja, ne po punojmë me ta në mënyrë bilaterale nga pikëpamja diplomatike, por edhe në Bruksel.
Atmosfera me të gjitha këto vende është më mirë se më parë. Ka disa hapa konkretë të vegjël që ne shpresojmë se ata do të ndryshojnë qëndrimin e tyre dhe do të jenë pjesë e vendeve që na njohin.
Një mënyrë si ne përpiqemi të bindim vendet skeptikë është nëpërmjet progresi ekonomik dhe demokratik që është një histori sukesi e dyfishtë e ndërhyrjes së NATO në 1999 për të ndalur gjenocidin e Jugosllavisë së Milloilosheviçit.
Sipas Transparency International dhe Freedom Hosue, Kosova është në krye të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor për shtetin ligjor luftën kundër korrupsionit dhe liritë politike për të drejtat e qytetarëve ndaj jemi optimist për t’u bashkuar me BE-në”, tha Kurti
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta