Rama në Forumin e Bledit: Nuk besoj se deri në 2030 do jemi në BE, por…

28 Gusht 2023 | 15:16

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, bëri thirrje që viti 2030 të caktohet si afati kur Bashkimi Evropian dhe vendet kandidate të jenë të gatshëm për zgjerim.

Gjatë fjalimit në Forumin Strategjik të Bledit, në Slloveni ai përsëriti disa herë se tash e tutje vendeve kandidate duhet referuar si “vende të ardhshme anëtare të BE-së”.

Në fjalën e tij në panelin paneli i liderëve të Forumin Strategjik të Bledit, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama vlerësoi thirrjen e kryetarit të KE, edhe pse siç tha nuk beson se Shqipëria do jetë në BE në 2030.

“Nuk duhet të ketë vetë, reforma dhe kritika që janë të nevojshme, por edhe mbështetje sa më konsistente dhe nuk po flas vetëm nga pikëpamja financiare, por edhe aksesit në treg të ndërmarrjeve tona. Ajo që po ndodh gjithë këto vite në këto vende është se nga njëra anë përmes Procesit të Berlinit folëm për infrastrukturën dhe si të financojmë projektet, nga ana tjetër infrastruktura po ndërtohet nga amerikanët, kinezët dhe arabët. Gjithnjë e kam ditur që të punosh 50 vite falas për kundër Perëndimit Enver Hoxha ne na bëri më pro evropian dhe më pro amerikan se kushdo tjetër. Do të na duhen edhe 50 vite të tjera pas rënies së komunizmit derisa ne të mos jemi proevropianë dhe properëndimorë. Kemi edhe 20 vite euro-optimizëm dhe shpresoj që deri atëherë ju ta keni përmbushur premtimin”, tha Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me finalizimin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar,...
19:24 | 12/06/2026

Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj asaj që në rrjetet sociale po etiketohet si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje proteste kundër projekteve të zhvillimit në...
21:38 | 07/06/2026

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026