Pamje nga punimet në Shpirag, Rama: Po vijojnë testimet e fundit
Kryeministri Rama ka ndarë mëngjesin e kësaj të hëne një postim në Facebook, ku duken pamje të punimeve që po vijojnë në malin e Shpiragut.
Rama ka theksuar se kompania SHELL po vazhdon punën me testimet e fundit, e deri më tani të dhënat sipas kryeministrit duket të jenë pozitive.
“Mirëmëngjesi dhe nga puset e kërkimit në Shpirag, ku kompania SHELL po vazhdon punën për testimet e fundit, e ku të dhënat deri tani janë tejet optimiste për potencialin e rezervës së identifikuar në nëntokën shqiptare, ju uroj një javë të mbarë”,-shkruan Rama.
Më herët kryeministri është shprehur se nafta e zbuluar në Shpirag është e cilësisë më të lartë, “njësoj si nafta premium e Arabisë Saudite”,-tha ai, e nëse ajo arrin të nxirret me sukses atëherë do të sjellë një ndryshim shumë të madh në ekonominë e vendit.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë