Plagosi me thikë 40-vjeçarin në Sarandë, arrestohet i riu i shpallur në kërkim

27 Gusht 2023 | 16:42

Në kuadër të operacionit “Wanted” u arrestua shtetasi Jani Rraku pasi plagosi me thikë 40-vjeçarin Erion Xhuvani për shkak të një konflikti të çastit, të ndodhur ndërmjet tyre, në shëtitoren e Sarandës.

25-vjeçari Jani Rraku ishte shpallur në kërkim policor për plagosje dhe mbajtje të armëve të ftohta.

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë,  në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim për plagosje, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Wanted”, si rezultat i të cilit u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi J. Rr., 25 vjeç, banues në Kalasë, Delvinë.

25-vjeçari ishte shpallur në kërkim policor për plagosje dhe mbajtje të armëve të ftohta, pasi dyshohet se për shkak të një konflikti të çastit, të ndodhur në shëtitoren e Sarandës, ky shtetas ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. Xh., 40 vjeç, banues në Sarandë, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026