Çështja e pronave në Himarë, Rama: Disa e përdorin flamurin grek si kartë krediti
Kryeministri Edi Rama në një intervistë për Kathimerinin, është pyetur edhe në lidhje me titujt e pronësisë në zonën e Himarës.
Rama tha se problemi me pronat në Shqipëri është i vjetër dhe i dhimbshëm, por gjatë mandatit të tij në Himarë janë dhënë shumë tituj pronësie për minoritetin grek.
“Problemet me titujt e pronësisë në Shqipëri nga Veriu në Jug janë të njëjta. Problemi është që disa persona që kujtojnë se janë më të zgjuar se të tjerët dinë të përdorin flamurin grek si kartë krediti. Disa përdorin flamurin grek për të ushqyer shoqërinë me helm. Mbështesin mikrointeresat e tyre duke përdorur flamurin grek. Disa shqiptarë bëjnë të njëjtën gjë duke përdorur flamurin e Partisë Socialiste, apo Partisë Demokratike apo partive të tjera. Sepse këta shqiptarë nuk pretendojnë dot se janë minoritarë që gjoja po shkatërrohen…Gjithsesi, disa mes minoritetit grek janë shumë të aftë në manipulimin e Athinës dhe Athina nuk është e aftë të perceptojë se personi që mund të kontribuojë në përmirësimin e marrëdhënieve dhe përmirësimin e nivelit të jetesës së minoritetit nuk është një grek, jam vetëm unë, jo sepse punoj për grekët, por sepse punoj për gjithë qytetarët e Shqipërisë. Dhe mendoj se grekët në Shqipëri janë një thesar e nuk kemi veçse të vlerësojmë prezencën e tyre, kjo është e gjitha. Por përderisa ekzistojnë disa shqiptarë që nuk më gëzon fakti kemi të njëjtin gjak, ekzistojnë gjithashtu disa pak grekë që edhe ju nuk duhet të ndjeheni shumë krenarë që keni të njëjtin gjak”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
- Zgjedhje të reja në Himarë? Rama: Do presim vendimin për Belerin
- Mitsotakis nuk e ftoi në takim, Rama: S’e marr personale, por s’do veproja si ai
Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit