Mitsotakis nuk e ftoi në takim, Rama: S’e marr personale, por s’do veproja si ai
Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë në lidhje me vendimin e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis për të mos e ftuar në mbledhjen me liderët e rajonit të Ballkanit Perëndimor në Athinë.
Në një intervistë me dhënë për median greke “Kathimerini”, me gazetarin Pavlos Papadhopulos, Rama është shprehur se nuk merr për personale asnjë vendim politik, ndërsa shton se nuk do të vepronte si Mitsotakis.
“Kam mësuar në jetë se të ndihesh i ofenduar personalisht nuk është diçka e mirë. Kur bëhet fjalë për politikën, ka vendime që mund të bëjnë keq, politika është një bishë e rrezikshme. Mund të të tërheqë poshtë, jo nuk jam i ofenduar. Thjesht nuk duhet të bënte atë që bëri. As nuk e imagjinoj që në një situatë të njëjtët të bëja të njëjtën gjë. Të lidhet me këtë qëllim të madh për të dërguar një mesazh mua, Shqipëria, çfarëdo rëndësie ka Greqia, nuk është kjo mënyra. Miqtë duhet të përballen me njëri-tjetrin të përpiqen që të kuptohen, të flasin. Kyriakos ishte një mik që e pëlqeja dhe akoma është një mik që e pëlqej. Kyriakos do të jetë gjithmonë mik”, – tha Rama.
Kryeministri foli edhe për çështjen “Beleri”, teksa u shpreh se gjatë fushatës mund të ketë thënë disa gjëra për të cilat nuk ndihet krenar, duke iu referuar disa prej ofendimeve me të cilat i është drejtuar Belerit.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë