Rasti i parë në botë/ Gruas i hiqet nga truri krimbi i gjallë 8 cm

29 Gusht 2023 | 09:35

Një grua e cila prej kohësh po përjetonte harresë dhe depresion, i është hequr nga truri një krimb parazitar 8 centimetra i gjatë.

Gruaja është një angleze 64-vjeçare e cila jeton në News South Wales në Australi. Ajo u shtrua në spital në janar të 2021 pasi për tre javë me radhë vuanta nga dhimbjet e barkut, kishte diarre, kollë të thatë dhe djersitej gjatë natës.

Në 2022 simptomat e saj evoluan dhe ajo po përballej me depresion dhe harresë, kjo gjë bëri që mjekët ta dërgonin atë në spitalin e Kanberrës.

Ndërhyrja kirurgjikale u bë alternativa e vetme dhe mjekët hoqën me sukses krimbin e rrumbullakët, i cili ishte 8 cm (80 mm) në gjatësi dhe 1 mm në diametër.

I identifikuar si një larvë e fazës së tretë të specieve nematode Ophidascaris robertsi, rasti është i paprecedentë në historinë mjekësore dhe është dokumentuar në revistën e Sëmundjeve Infektive në zhvillim.

Zakonisht, ky krimb parazitar jeton në traktin tretës të pitonëve të qilimave indigjenë në shtetin australian të Uellsit të Ri Jugor.

Profesionistët mjekësorë dyshojnë se gruaja gëlltiti pa dashje vezët e krimbit duke ngrënë barëra të ngrënshëm që ishin të ndotur me feçe gjarpri, megjithatë shkaku aktual nuk mund të konfirmohet.

Pasi vezët çelin brenda trupit të saj, mjekët besojnë se larvat nisën një udhëtim drejt trurit të saj. Kjo mund të ishte ndikuar nga ilaçet që ajo merrte, të cilat komprometuan sistemin e saj imunitar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit

Mbi 100 gra në Spanjë janë diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri që është lidhur me implantet e gjirit. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 111...
19:28 | 04/06/2026

Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit

Deklaratat pro-Ukrainës të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, tregojnë se ajo që Rusia e quajti “lufta e Bidenit” tani është shndërruar në “luftën...
19:10 | 04/06/2026

Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar

Tridhjetë emigrantë u zbuluan nga policia turke në rezervuarin bosh të një kamioni cisternë në juglindje të vendit, pranë kufirit me Iranin. Një video e postuar në X nga policia...
18:24 | 04/06/2026