Spahiu: Në Kukës s’ka opozitë për bashkinë, PS do fitojë zgjedhjet
28 Gusht 2023 |
19:11
Në një intervistë për Euronews Albania, juristi Kreshnik Spahiu bëri një parashikim mbi zgjedhjet e pjesshme në Kukës. Sipas tij, këto zgjedhje do t’i fitojë Partia Socialiste.
“Mendoj që në bashkinë e Kukësit nuk ka garë. Partia Socialiste garon me veten duke qenë se kemi përballë një opozitë inekzistente në çdo format dhe partitë e reja politike nuk kanë shpallur kandidatë”, tha Spahiu.
Sipas juristit, kemi një parti që thjesht është grupimi i Sali Berishës që i ka hapur krahun PS-së.Spahiu tha se në përballjen me opozitën e dikurshme, Kukësin do ta fitonte opozita dhe PS do humbte, pasi zgjedhjet po mbahen për shkak skandalit të kandidatit Gjici dhe votat duhet t’u humbasin socialistëve dhe jo krahut opozitar.
Lajme të Sugjeruara
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve