Stuhia tropikale godet Kubën, gjendje e jashtëzakonshme në 46 qarqe të Floridës

29 Gusht 2023 | 10:36

Stuhia tropikale Idalia ka goditur këtë të martë Kubën perëndimore dhe pritet të forcohet në një uragan të madh ndërsa lëviz drejt bregut të shtetit amerikan të Floridës, ku autoritetet kanë urdhëruar miliona banorë të përgatiten për evakuim.

Idalia përfshiu Kubën, duke sjellë shi të rrëmbyeshëm, veçanërisht në perëndim të ishullit, dhe autoritetet në zonën e Pinar del Rio shpallën gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa popullsia evakuohet për shkak të përmbytjeve të mundshme.

Rreth 10 centimetra shi ranë në Kubë të dielën, njoftuan shërbimet meteorologjike dhe pritet që Idalia të sjellë erëra me forcë uragani në Florida sot dhe të arrijë në bregdet deri të mërkurën, transmeton AP.

Guvernatori i Floridës Ron Desantis shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në 46 qarqe, një zonë e gjerë që shtrihet në pjesët veriore të shtetit, nga Bregu i Gjirit deri në Bregun e Atlantikut. Shteti ka mobilizuar 1100 pjesëtarë të Gardës Kombëtare, të cilët kanë në dispozicion 2400 anije dhe 12 avionë për operacionet e shpëtimit.

Aeroportet ndërkombëtare të Tampës dhe St. Pete-Clearwater njoftoi se do të mbylleshin sot dhe shërbimi hekurudhor i udhëtarëve në Orlando u pezullua. Një gjendje e jashtëzakonshme është miratuar gjithashtu në nivel federal, i cili do të lejojë ndihmën federale për Florida.

Presidenti amerikan Joseph Biden foli me Desantis të hënën dhe miratoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për Florida, tha Shtëpia e Bardhë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima

Ushtria amerikane sulmoi një anije të akuzuar për kontrabandë droge në Oqeanin Paqësor lindor të mërkurën, duke vrarë dy burra, ndërsa administrata Trump zhvillon një fushatë kundër trafikantëve të...
14:12 | 04/06/2026

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026