Skandali ‘Rubiales’, në Spanjë nisin protestat kundër kreut të federatës

29 Gusht 2023 | 20:10

Pasojat e ngjarjes së turpshme që mban firmën e Rubiales vijojnë në Spanjë, teksa këtë herë qytetarët janë ngritur në protestë.

Me pankarta në duar në mbështetje të Jenni Hermoso dhe duke kërkuar dorëheqjen e numrit 1 të federatës, Luis Rubiales, mbështetës të shumtë u mblodhën në Plaza Callao në kryeqytetin spanjoll. Mes protestuesve ishin dhe drejtues të lartë të vendit si zëvendëskryeministrja Diaz.

Kujtojmë se protestat vijnë pas puthjes që Rubiales i dha futbollistet Hermoso në momentin kur po i jepte medaljen pas fitimit të Kupës së botës. Një veprimi i tillë, i cili u cilësua i pahijshëm, madje deri në shkallën e një ngacmimi, ka pushtuar mediat evropiane, me një sërë institucionesh të cilat kanë dënuar veprimin e tij. Gjykata e Lartë në Spanjë nisi një hetim për rastin, për të konfirmuar nëse mund të konsiderohet një ngacmim seksual.

Mediat spanjolle kanë pohuar se në muajin shtator pritet të shpërthejnë protestat në vend për largimin e Luis Rubiales. Grupimet për të drejtat e grave kanë bërë një sërë njoftimesh në rrjetet sociale, nga ku bëjnë thirrje për organizim. Pavarësisht situatës së krijuar, 46-vjeçari nuk ka pranuar të japë dorëheqjen, duke vijuar me justifikime të njëpasnjëshme. Ishte FIFA që urdhëroi menjëherë pezullimin e tij deri në fund të hetimeve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026