Trajnerët kundër Rubiales, stafi i kombëtares së femrave kritika kreut të federatës
I gjithë stafi i trajnerëve të kombëtares spanjolle të futbollit për femra dha dorëheqjen pas atij që njihet si ‘skandali i puthjes’.
11 anëtarët e stafit cituan si motiv “sjelljen e papranueshme” të kreut të Federatës, Luis Rubiales. I vetmi që nuk dha dorëheqjen është kreu i trajnerëve, Jorge Vilda, të cilit Rubiales i ofroi zgjatjen e kontratës për 4 vite të tjera.
“Ne e respektojmë plotësisht vendimin e FIFA-s. Ai përforcon pozitën tonë sa i takon shtegut që kemi zgjedhur për këtë çështje. Gjithashtu, ai është në përputhje me sferat më të larta të futbollit ndërkombëtar. Ai thotë se shtegu i zgjedhur nga qeveria spanjolle është ai i duhuri”, tha Victor Francos, sekretar i Shtetit për Sportin, Spanjë.
Një ditë më parë, FIFA e pezulloi Rubiales nga të gjitha aktivitetet sportive për 90 ditë. Një hetim po kryhet ndaj tij si në nivel ndërkombëtar ashtu edhe lokal për puthjen me futbollisten e kombëtares iberike.
LEXONI GJITHASHTU:
Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje