FIFA nis hetim disiplinor ndaj Rubiales, puthi në buzë futbollisten

24 Gusht 2023 | 17:45

Veprimi i papërshtatshëm i presidentit të federatës spanjolle të futbollit ka marrë një vëmendje të madhe në mediat evropiane. Tanimë, ndaj Luis Rubiales ka nisur një hetim disiplinor nga FIFA, e cila do të dalë në një reagim zyrtar. Rubiales, 46-vjecar po hetohet për sjellje jo të përshtatshme e poshtëruese ndaj sportit të futbollit.

Pas përfundimit të finales së botërorit të femrave mes Spanjës e Anglisë, ku iberiket u shpallën kampione, Rubiales iu bashkua festës. Në momentet kur po shpëndaheshin medaljet e arit, 47-vjecari puthi në buzë njërën prej futbollisteve spanjolle, konkretisht Jenni Hermoso. Veprimi u dënua menjëherë nga mediat dhe personazhet e lidhur me botën e futbollit, ndërsa cilësohet si prishje imazhi.

Ky nuk ishte i vetmi episod, në të cilin po hetohet, pasi edhe më parë gjatë kësaj ndeshje, Rubiales kryeu gjeste të turpshme, duke e përdorur këtë si një mënyrë për të shprehur gëzimin. Vetë futbollistja Hermoso në reagimet pas ngjarjes, pohoi se ishte e shqetësuar nga ajo cka ndodhi, ndërsa Fifa garantoi se ngjarja do të marrë zgjidhje. Në përfundim të hetimeve, Rubiales rrezikon gjobë, apo edhe masa të tjera ndëshkuese deri në përjashtim nga futbolli.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026