Futbollistet braktisin Spanjën, shkak gjesti i Rubiales. Të pathënat e skandalit
Skandali që ka kapluar futbollin spanjoll vijon të thellohet, ndërsa një vendim i fundit është marrë nga vetë futbollistet. Sipas një reagimi të bërë orët e fundit, e gjithë skuadra pjesë e kombëtares iberike është tërhequr deri në një dorëheqje të presidentit Rubiales. Ato kanë vendosur të mos luajnë asnjë ndeshje në vijim, derisa përgjegjësi kryesor i ngjarjes të dënohet.
Futbollistja e cila ishte në qendër të këtij skandali gjithashtu është nën hetim për faktin se akuzohet për deklarata të rreme në lidhje me puthjen. Reagimet e saj bien ndjesh me ato të presidentit të federatës, me këtë të fundit i cili pohoi se veprimi ishte konsensual. Jenni Hermoso ka pohuar se ajo dhe miqtë e saj janë kërcënuar nga federata dhe të afërm të kreut të këtij insitucioni për të gënjyer në deklaratat e tyre.
Hermoso ka deklaruar se është në gjendje të rënduar psikologjike pas asaj ngjarje, ndërsa zgjidhja e vetme është shkarkimi i presidentit Luis Rubiales. Ky i fundit pak orë më parë pohoi se nuk ka ndërmend të largohet, ndërsa puthjen e cilësoi dicka krejt normale. FIFA po ashtu ka nisur hetim disiplinor ndaj tij, ku në përfundim pritet ta gjobisë 46-vjecarin, me vendimin që mund të cojë deri në përjashtimin e tij nga futbolli.
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit