Prokuroria spanjolle hap hetim për abuzim seksual ndaj Rubiales
Prokuroria spanjolle ka hapur një hetim paraprak për puthjen në buzë të mesfushores Jenni Hermoso nga kreu Federatës Spanjolle të Futbollit, nga Rubiales.
Sipas një deklarate të marrë nga agjencia e lajmeve AFP nga gjykata kombëtare spanjolle, “prokurorët nga gjykata kombëtare kanë hapur një hetim paraprak për të shqyrtuar faktet, të cilat mund të përbëjnë një vepër të sulmit seksual”, shkruan BBC.
Deklarata tregonte se gjykata do t’i ofronte Hermosos një shans për të ngritur një padi.
Pas përfundimit të finales së botërorit të femrave mes Spanjës e Anglisë, ku iberiket u shpallën kampione, Rubiales iu bashkua festës. Në momentet kur po shpërndaheshin medaljet e arit, 47-vjeçari puthi në buzë njërën prej futbollisteve spanjolle, konkretisht Jenni Hermoso. Veprimi u dënua menjëherë nga mediat dhe personazhet e lidhur me botën e futbollit, ndërsa cilësohet si prishje imazhi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Trajnerët kundër Rubiales, stafi i kombëtares së femrave kritika kreut të federatës
- Futbollistet braktisin Spanjën, shkak gjesti i Rubiales. Të pathënat e skandalit
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren