Dyfishohen shkarkimet në Vaun e Dejës, Ilir Bejtja: Situata nën kontroll, kaskada e Drinit në monitorim

18 Janar 2021 | 18:22

Në një intervistë për Euronews Albania zëvendësministri i Infrastrukturës Ilir Bejtja tha se aktualisht në kaskadën e Drinit situata është nën kontroll dhe në monitorim të ndryshimeve që mund të sjellin reshjet e parashikuara në fundjavë.

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare njoftoi të dielën se kishte dyfishuar shkarkimet nga hidrocentrali i Vaut të Dejës, një prej tre hidrocentraleve të kaskadës së Drinit, kjo si masë paraprake për të qenë në pararojë të rritjeve të mundshme të nivelit të ujit nga reshjet që janë parashikuar në fundjavë.

Zëvendësministri Bejtja tha se po përdoren në mënyrën më të mirë të mundshme të gjitha kapacitetet menaxheriale të kaskadës që të mos ketë mbingarkesa dhe nga ana tjetër që të mos ketë prurje më të mëdha në lumenjtë Buna dhe Gjadri.

“Nëse e bëjmë këtë në mënyrë optimale do të jemi në kushte të mira për një mot me reshje,” – tha Bejtja duke shtuar se tashmë po prodhohen mbi 27 milionë kilovatë në ditë.

Sipas zëvendësministrit ky mbiprodhim ka përmirësuar situatën elektroenergjitike duke shtuar eksportet dhe përmirësuar treguesit e korporatës.

Bejtja shpjegoi edhe problemet që kanë hasur disa zona si Lugina e Valbonës, ku tha se parashikohen projekte për të ndryshuar linjën e transmetimit.

Lexoni gjithashtu:

Frikë nga reshjet në fundjavë, kaskada e Drinit në monitorim

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet

Eksperti i mjedisit, Taulant Bino, ka folur këtë të hënë në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania lidhur me çështjen e Zvërnecit. Bino...
22:18 | 01/06/2026

“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve

Gazetari Aleksandër Çipa ka folur mbrëmjen e së shtunës në “Review”, me moderatoren Greta Topjana në Euronews Albania, mbi zhvillimet në Partinë Demokratike në kuadër...
21:32 | 30/05/2026