“Interneti po keqedukon fëmijët”, sociologët: Do na duhen më shumë burgje se shkolla

30 Gusht 2023 | 16:41

Fjalori banal te të miturit zë një pjesë të madh të komunikimit mes tyre.

Në rrjetet sociale, thuajse çdo ditë publikohen video ku tregohen rastet e dhunës së të miturve midis njeri-tjetrit, bullizime dhe ofendime.

“Interneti po na sjell realitetin në mënyrë të shpejtë. Nga ana tjetër po e nxit këtë brez t’i imitojë dhe t’i jap kurajë se realiteti është i tillë dhe kështu duhet t’ia dalim, përmes dhunës, bullizimit dhe të fortit”, thotë  Marsida Simo, sociologe.

Marsida Simo ngre shqetësimin se nuk po merren masa konkrete nga institucionet, por dhe vetë prindërit. Përdorimi i rrjeteve sociale, sipas sociologes, po zbeh rolin e prindërve në edukimin e fëmijëve.

Nuk ka një masë apo një menaxhim konkret, qoftë nga ana e prindërve apo më pas të mësuesve apo dhe të institucioneve të më gjerë, që e dinë këtë situatë por ende nuk kanë gjetur një zgjidhje konkrete… Kam frikën se më shumë se sa po prindërojnë prindërit, po prindëron interneti, Tik Toku dhe prindërit shohin një fëmijë të tjetërsuar”, shprehet sociologia.

Nëse do të vazhdojmë me këto ritme, sociologia thotë se e ardhmja nuk do të jetë aspak pozitive. Shoqëria do të jetë e ndarë në dy pjesë, midis atij që dhunon dhe viktimës.

“Do kemi nevojë më shumë për burgje sesa për shkolla”, thotë sociologia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026

Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga Mali i Zi po zhvillon një bashkëbisedim lidhur me ivestimet. Bashkëngjitur, Rama iu ështe drejtyuar protesteusve të...
19:01 | 04/06/2026